VIDEO/ Tuchel-Conte, kacafytje gjatë derbit. Sherr edhe te shtrëngimi i duarve pas sfidës, marrin të kuq

Aug 14, 2022 | 19:41
SHPËRNDAJE

Tomas Tuhel dhe Antonio Konte njihen si dy tipa gjaknxehtë edhe në pankinë dhe një përplasje mes të dy trajnerëve në derbin mes Çelsit dhe Totenhemit, ndoshta pritej nga të gjithë.

tuhel konte 2

Ashti ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Tuhel i është vërsulur Kontes në një moment kur ky i fundit po festonte golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Gjermani dukej shumë i inatosur dhe iu vërsul italianit, me të dy teknikët që u desh të ndaleshin nga stafet përkatëse për të mos u kacafytur më keq. Si pasojë e këtij shkëmbimi, të dy u ndëshkuam me karton të verdhë nga gjyqtari Tejlor.

Pak minuta më vonë erdhi goli i rezultatit 2-1 për Çelsin dhe Tuhel shfrytëzoi rastin për t’u hakmarrë ndaj Kontes. Menjëherë pas golit ai vrapoi për të festuar atë pikërisht para trajnerit italian i cili po kthehej i mërzitur në pankinën e skuadrës së tij, me episodin i cili është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Fundi i ndeshjes, e mbyllur me barazimin 2-2 me gol në minutën e 96 nga Totenhem, solli përplasjen e radhës dhe zënkën e radhës. Konte shkoi t’i shtrëngonte dorën gjermanit dhe ky i fundit nuk ia lëshoi duke sjellë kacafytjen e radhës mes dy trajnerëve në momente nervozizmi të pazakontë në fushë. Gjyqtari këtë radhë nuk i fali, duke u treguar të dyve kartonin e kuq edhe pse kishte përfunduar takimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura