Video tronditëse/ Qytetari rrihet në autobus nga faturino dhe drejtuesit e linjës së Vorës për 10 lekë

May 24, 2016 | 16:00
SHPËRNDAJE

Ruhuni në autobusa! Përleshjet mund t’ju bëjnë dhe ju një ditë të bukur protagonist të një sherri të rëndomtë. Ngjarja e radhës u shënua në autobusin e Vorës ku edhe sherri i radhës ishte për motive banale.


Bileta 400 apo 500 lekë Grushte në autobus… by gazeta-panorama

Mëngjesin e djeshëm, një qytetar ka refuzuar të paguajë 50 lekë për autobusin, duke ngulmuar se duhet të paguante vetëm 40 lekë, shkruan “Jeta Osh Qejf”.

Menjëherë ka shpërthyer debati mes tyre, aq sa nuk kanë munguar dhe kërcënimet. Situata ka arritur deri në atë fazë sa faturino ka telefonuar përgjegjësit e linjës.

Pas disa stacionesh, është shfaqur personi i tretë dhe ka filluar të kërcënojë me jetë qytetarin.

Sherri ka arritur kulmin kur faturino me “përforcimet” e veta e kanë goditur me grushte qytetarin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura