Video/ Trondit gazetarja, Lala: Italia ka sjellë 4 fashikuj voluminozë për Tahirin

Oct 25, 2017 | 11:43
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar  në studion e emisionit “Opinion”, se policia italiane ka dërguar katër fashikuj vuliminoz për dosjen Habilaj, ku është i përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri.

Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera.

“Në dijeninë time pranë Prokurorisë së Përgjithshme ditën e djeshme kanë arritur 4 fashikuj nga Guarda Di Finanxa. Behet fjalë për 4 fashikuj voluminozë, të cilët kanë ardhur në dy forma dhe në CD dhe në material të printuar, të cilët janë në gjuhën italiane në rrugë procedurale. Guarda Di Finanzia ka një komunikim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha gazetarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura