VIDEO/ Triumfon Partizani në derbi, goli i Cinarit nxjerr Tiranën jashtë loje

Jan 21, 2021 | 19:57
SHPËRNDAJE

Rikthim ëndrrash, Eraldo Çinari bën heroin në derbi. Pas një mungese të gjatë për shkak të dënimit nga FIFA, sulmuesit shkodran i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të vendosur derbin.

bandicam 2021-01-21 19-41-03-679

Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.

cinar

Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me 2 kartonë të verdhë. Kur janë luajtur 16 javë kampionat Tirana e sheh veten 15 pikë larg Vllaznisë dhe 6 larg Partizanit.

PARTIZANI-TIRANA 1-0

Çinari 83′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Provon Tirana me Muçin, por gjuajtja e sulmuesit bardheblu ndalet nga Alban Hoxha.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës Hoxhallari, vendin e tij e merr Sasraku.

83’ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Rikthim ëndrrash për Eraldo Çinarin, i cili ka kaluar të kuqtë në avantazh, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Tiranës, që pas gjuajtjes të Muratajt nuk e bllokojnë sulmuesin, i cili devijon me të majtën dhe e dërgon në fundin e rrjetës.

82′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa në vendin e tij Jurgen Bardhi.

78′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e merr Eraldo Çinari.

69′ Zëvendësim i dytë edhe te Tirana, largohet nga fusha Halili, vendin e tij e merr i riu Kuka.

68′ Edhe Partizani kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Solomon dhe Melo, vendet e tyre i marrin Stenio Zhunior dhe Cara.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Seferi, vendin e tij e merr Danso.

60′ Melo humb një shans ideal, pas asistit të Asanit, braziliani, nuk godet drejt portës, teksa vonohet dhe kthehet mbrapa duke sfumuar një mundësi të artë.

56′ Ndëshkohet edhe Idi Batha me kartonin e dytë të verdhë, pas faullit në mesfushë ndaj Asanit.

54′ Toshevski provon me një predhë nga distanca, por ndalet nga Alban Hoxha.

52′ Partizani me 10 lojtarë, Bardhi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për faull ndaj portierit Bekaj.

47’ Solomon shpërdoron një shans të artë. Sulmuesi i Partizanit nuk arrin të shtyjë drejt rrjetës një top shumë pranë vijës fatale. Nuk i besojnë syve të kuqtë.

46′ Seferi sërish rrezikshëm, sulmuesi depërton bukur brenda zonës, por tregohet egoist, teksa as pason as nuk gjuan, duke humbur topin.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

bandicam 2021-01-21 18-50-38-760

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Tentativë e Solomonit me kokë brenda zonës, kontrollon lehtësisht Bekaj.

41′ Goditje dënimi për Tiranën, provon Hoxhallari, gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës.

37’ Pretendojnë për penallti te Partizani! Melo shfaqet i vetëm me portierin Bekaj, gjuan menjëherë topin, që shkon mbi traun e portës, por të kuqtë duan penallti për ndërhyrjen e portierin ndaj brazilianit.

36′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Seferi. Sulmuesi shmang bukur portierin Hoxha, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Melo është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34′ Murataj lëshon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet lehtësisht nga Bekaj.

29′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës. Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni i Tiranës.

27’ Goditje nga këndi për Partizanin, Asani harkon në shtyllën e dytë për Brojën, por gjuajtja e tij me kokë është e lehtë dhe Bekaj kontrollon pa probleme.

20′ Tension në fushën e lojës mes lojtarëve, por gjithçka shuhet me menjëherë.

19′ Sërish Partizani rrezikshëm, provon Melo me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Bekaj.

18′ Shans i artë për Partizanin, Jasir Asani provon me një tentativë të rrezikshme me të majtën brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

10′ Bie disi tempi i minutave të para, Partizani mundohet të qarkullojë topin, për të zbehur vrullin e bardhebluve.

3′ Presing asfiksues i Tiranës në këto minuta të para, bardheblutë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Hoxhës. Po vuan Partizani!

1′ 29 sekonda për të parë kërcënimin e parë, ishte Taulant Seferi që lëshoi një predhë brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga Alban Hoxha. Goditje këndi për Tiranën.

1′ Ka startuar derbi numër 160 në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

bandicam 2021-01-21 17-17-35-865

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

bandicam 2021-01-21 17-19-05-177

GJYQTARË: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Nertil Bregasi. Mbrapa portave: Kridens Meta, Klajdi Kola.

Protokolli

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura