VIDEO- “Tre skenarët për procesin mësimor”/ Ministrja e Arsimit tregon për vizitat e befasishme: Nxënësit janë më të mbrojtur në shkollë sesa në…

Nov 24, 2020 | 11:39
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit thotë se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

Gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, Ministrja Evis Kushi garantoi se nëpër shkolla zbatohen me përpimmëri të gjitha protokollet për të përandaluar përhapjen e virusit. Madje ajo shkoi më tej, duke thënë se nxënësit janë më të mbrojtur në shkollë, sesa kur dalin jashtë.

Kemi tre skenarë. Skenari i pari është mësimi në bankat e shkollës, skenari i dytë është mësimi i përzëre dhe skenari i tretë është mësimi online. Ne aktualisht jemi në skenarin e parë.

U hartua  një udhëzues për të zbatuar të gjitha rregullat dhe masat. Protokolli i ministrisë zbatohet me përpikmëri në të gjitha shkollat tona. Në cdo ditë e dimë sa mësues apo nxënës janë të infektuar në cdo shkollë.

Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti covid. Kam bërë erdhe vizita të pa lajmëruara, sepse kur vjen ministrja për vizitë angazhimi i mësuesve dhe nxnënësve është më i madh.

Por kam bërë vizita të befasishme dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve është maksimal. Shpesh herë e kam thënë që nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit. Ndërgjegjësimi është maksimal për të respektuar masat dhe për të raportuar cdo rast”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura