VIDEO/ Transformimet në Kryeministri, si u kthye Arkivi në Qendrën për Transparencë dhe Dialog

Jul 9, 2015 | 21:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka postuar në “FacebooK” një video që tregon të gjithë punën që është bërë në katin e parë të kryeministrisë, në atë që ai e quan COD (Center for Openess and Dialogue), Qendra për Transparencë dhe Dialog.

Pamje nga rikostruksionet

Siç tregohet edhe nga videoja, kati i parë i Kryeministrisë paraqitet tërësisht i rrënuar. Më parë ky kat ka shërbyer si hapësire ku mbaheshin materialet arkivore të qeverisë.

Ndërsa tani, siç duket edhe nga videoja, veç arkivës ajo do të shërbejë edhe si zyrë informacioni për qytetarët. Këtë të paktën e shpreh dhe kryeministri Rama në postimin e tij në “Facebook”.

“Jeta e COD që do të vijojë gjatë gjithë ditëve të javës duke nisur nga fillimi i vjeshtës, ka nisur me kontributet bujare të tre artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, Philipe Parreno, Karsten Holler, Thomas Demand, si edhe me vizitën historike të kancelares Angela Merke”, shkruan Rama.

Në video shfaqen gjithashtu edhe punime në pjesën e jashtme të Kryeministrisë, si edhe vendosja e kërpudhës gjigande në oborrin përpara hyrjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura