VIDEO/ Tragjedia në Genova, një imam i jep lamtumirën e fundit dy djemve shqiptarë. Mesazhi i kurajos

Aug 18, 2018 | 13:56
SHPËRNDAJE

Këtë të shtunë, u zhvillua funerali shtetëror për disa nga viktimat e shembjes së urës Morandi, ndërsa të tjera familje preferuan të zhvillonin ceremoni mortore private.

Në funeralin shtetërore, pas përfundimit të ceremonisë katolike për dhënien e lamtumirës viktimave, fjalën e mori një imam për ti dhënë lamtumirën e fundit dy shqiptarë që mbetën viktimë e ngjarjes tragjike: Admir Bokrina 28 vjeç dhe Marius Djerri 22 vjeç, të dy të fesë myslimane, raporton italiania “La Repubblica”.

KRYESORE

Një përfaqësues i komunitetit mysliman në Genova lexoi më pas një mesazh paqeje dhe një lutje për viktimat, të lënduarit e ekipet e shpëtimit që punojnë për të nxjerrë personat që ende janë nën rrënoja.

A

Genova që në arabisht do të thotë “E bukura” do të dijë të ringrihet, tha mes të tjerash ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura