VIDEO/ Topalli i përgjigjet Ballës: Ti ke lindur në kasolle. Si u pasurove?!

Jan 29, 2016 | 7:30
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së u kthye sërish në sallën e Parlamentit duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, i cili tha se ish-kryetarja e Kuvendit i ka marrë të gjitha pronat e saj mbrapsht dhe ka kërcënuar një gazetar, që pati bërë një kronikë për nxjerrjen në qiell të hapur të disa banorëve në Shkodër, që jetonin në pronat e Topallit.

Pasi Balla lexoi sms-të e Topallit me gazetarin, ish-kryetarja e Kuvendit mori fjalën për replikë. “Parafolësi nuk tha asgjë më pak se baballarët e ’45-ës. Kanë urrejtje ndaj ish-pronarëve”, tha Topalli, ndërkohë që Balla e ndërpreu nga vendi.

“Tashi ti mbylle gojën! Ti je nga fshatrat më të humbura të Librazhdit. Ti ke lindur në një kasolle dhe je nga më të pasurit sot. Pse ti je i pasur dhe të tjetër që kanë lindur në kasolle nuk janë pasuruar si ti?”, tha Topalli.

“Tani do të them një gjë unë ty. Unë quhem Jozefina Çoba, para se të quhesha Topalli. Në arkiva do të gjeni letra të tregtisë së familjes sime që prej vitit 1820”, tha Topalli.

“Kanë pasur pallat në Kanal Grande të Venecias. Ka pasur truall në Tiranë. Familja ime nuk ka jetuar në Shkodër pavarësisht se janë shkodranë”, vijoi Topalli.

Ajo më pas tregoi se si xhaxhallarët e saj u pushkatuan nga regjimi komunist, duke mohuar se kishte marrë pronat e saj mbrapsht si kryetare Kuvendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura