VIDEO/ Toka ‘përpin’ autobuzin, humbin jetën gjashtë persona, plagosen 16 të tjerë

Jan 14, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një gropë e madhe e hapur në rrugë gëlltiti një autobus.

autobuzi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kinën veriperëndimore, ndërsa në gropë ka rënë një autobus i transportit public, që sapo kishte ndalur  në qytetin e Xining, provincën Qinghai të hënën pasdite.

Pamjet dramatike tregojnë pasagjerët që ishin duke hipur në autobus në momentin që ndodhi shembja, e cila përpiu kokën e autobuzit më pas të gjithë atë.

autobuzi 1

Një i ri shpëtoi një fëmijë dhe më pas u kthye për të shpëtuar disa të tjerë. Por kur po përpiqej të ndihmonte gruan që të mos minte në gropë, rruga u zhyt për jherë të dytë duke e marrë edhe atë nën të, e duke i marrë

Pamjet nga vendi i ngjarjes të martën në fillim treguan se punonjësit e shpëtimit duke ngritur autobusin nga vrima duke përdorur një vinç të madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura