VIDEO/ Tmerr në Stamboll, publikohen momentet e sulmeve terroriste

Jun 28, 2016 | 23:53
SHPËRNDAJE

Një video e postuar në Twitter tregon momentet e tmerrit që kanë kaluar udhëtarët që gjendeshin në aeroport në momentin e shpërthimit.

Ndërkohë në një video tjetër tregohet momenti kur, policia qëllon një prej tre terroristëve që kryen sulmin.

Një zyrtar turk i tha CNN se policia qëlloi mbi një të dyshuar afër terminalit ndërkombëtar në përpjekje për ta neutralizuar.

Në video shihet momenti kur policia e qëllon dhe nga duart e të dyshuari bie një armë e llojit kallashnikov dhe pak sekonda më pas hedh veten në erë.

Gjithashtu është publikuar dhe videoja e momentit të shpërthimit në vendin e parkimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura