VIDEO/ Tmerr në Britani, e moshuara përplas me automjet një grup nxënësish

Feb 12, 2016 | 21:08
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, teksa një e moshuar 80-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit të saj duke përplasur një grup nxënësish të moshave 11-13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Liverpul, ndërsa 7 fëmijë u plagosën rëndë nga aksidenti. Fëmijët sapo kishin dalë nga shkolla dhe po qëndronin në grup kur e moshuara humbi kontrollin e mjetit dhe i goditi.

Ajo drejtonte një “Peugeot” ngjyrë të verdhë. Aksidenti i rëndë ka ngritur sërish debate lidhur me uljen e kufirit të moshës për marrjen e patentave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura