VIDEO/ Tiranë, tentuan t’i japin lekë policëve për t’u larguar, arrestohen dy shoferë të dehur

Mar 1, 2015 | 9:45
SHPËRNDAJE

Pamje nga video e “News 24”

Tiranë- Dy persona janë arrestuar mëngjesin e të dielës nga Policia Rrugore pasi tentuan të korruptojnë efektivët pasi janë kapur në shkelje. Rreth orës 05:30 në zonën tek kryqëzimi i “Vasil Shantos”, policia ndaloi automjetin “Nissan”, shoferi i të cilit, shtetasi Donald N. 22 vjeç, rezultoi në test se ishte nën ndikimin e alkoolit. Por në momentin që efektivët i kanë kërkaur dokumentacionin përkatës dhe i komunikuan se do të shoqërohej në Drejtorinë e Policisë për verifikime të mëtejshme, 22-vjeçari ka tentuar që të korruptojë punonjësin e policisë, siç duket edhe në videon e siguruar nga “News24”, duke i dhënë një shumë parash prej 3000 lekësh të rinj, duke i kërkuar punonjësit të Policisë që ta lejonte të largohet.

Efektivi i policisë rrugore e ka shoqëruar 22­-vjeçarin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndërkohë pranë Urës së Tajvanit, në Bulevardin “Bajram Curri”, policia ka konstatuar duke qarkulluar në sens të kundërt automjeti tip Golf­4 drejtuar nga Tedian Z. 20 vjeç, për të cilin gjithashtu u dyshua se kishte konsumuar dhe alkool. Kur i është kërkuar të shoqërohej në komisariat edhe 20­vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i dhënë një kartëmonedhë 500 lekëshe. Edhe ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, me akuzën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, si autor i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura