VIDEO/ Tirana në kaos, prej 1 ore trafik në rrugët kryesore

Nov 25, 2015 | 18:45
SHPËRNDAJE

Tirana është përfshirë në një kaos total për sa i përket trafikut të automjeteve në pjesën kryesore të saj.

Një eveniment në qendër të Tiranës, midis Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme, ka bërë që të bllokohen në trafik për gati 1 orë qytetarët që lëvizin me mjete.

Trafiku i rënduar është hasur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në “Rrugën e Durrësit” dhe atë të “Kavajës”.

Mjetet që kërkonin të kalonin nga qendra e Tiranës janë devijuar drejt “21 Dhjetorit”, duke krijuar kaos dhe trafik të rënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura