VIDEO/ Tirana kapitullon pa kushte, Kukësi fiton me përmbysje dhe ia bën me “drita” Partizanit

Dec 7, 2019 | 18:36
SHPËRNDAJE

Tirana është mposhtur me përmbuysje 1-3 nga Kukësi në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore, duke u zhytur kështu në një krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 3 javësh radhazi.

Kukesi

Bardheblutë e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për kukësianët të cilët arritën të realizonin plot 3 herë me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn. Me triumfin e sotëm, blutë e Duros u ngjitën në vendin e dytë, me diferencë vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Partizanit.

 

Kukesi-Tirana

Ndërkohë nga ana tjetër, Tirana ka përfunduar në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Teutën e vendit të tetë që do të luajë nesër ndaj Skënderbeut

TIRANA-KUKËSI 1-3

Hasani 10′ / Shkurtaj 65′, Gavazaj 75′, Abazaj 80′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

82′ Zëvendësim i tretë edhe te Tirana, largohet Halili, në fushë Kale.

82′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet nga fusha autori i golit të tretë Abazaj, në vend të tij futet sulmuesi Daku.

80′ GOOOOL KUKËSI 1-3/ Bardheblutë e Ahmatajt në tapet. Kristal Abazaj realizon golin e tretë për skuadrën e Duros, teksa ekzekuton saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në shtyllën e parë të portierit Lika! 

78′ Zëvendësim te Kukësi, largohet autori i golit të dytë Gavazaj, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

77′ Çajku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

75′ GOOOOL KUKËSI 1-2/ Përmbysin gjithçka verilindorët me Enis Gavazajn, i cili pas një aksioni fantastik, nuk ka falur brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e rrjetës! 

70′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha autori i golit Shkurtaj, vendin e tij e zë, Ethemi.

68′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mesfushori Rroca.

65′ GOOOOL KUKËSI 1-1/ Vendoset baraspesha. Shkurtaj gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi godet traversën nga pika e penalltisë, me një parabol. Topi kthehet dhe Shkurtaj e shtyn sërish, por gjyqtarin anësor e sinjalizon që topi e ka kaluar vijën fatale. I drejtë vendimi! 

Goli i Shkurtaj on Vidnews.

64′ Penallti për Kukësin, pas një dueli të Torasës me Gavazajn, për gjyqtarin Jorgji nuk ka dyshime. 11-metërsh!

60′ Ilion Lika bën shpëtimarin, duke i mohuar një gol të sigurt skuadrës verilindore. Ndizet sfida në “Selman Stërmasi”.  Fantastik gardiani bardheblu.

55′ Më kërkuese skuadra e Duros në këtë pjesë të dytë, që ka marrë frenat e lojës në dorë.

50′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës!

49′ Pranë golit të barazimit Kukësi me Rrocën, pas një harkimi nga këndi, mesfushori godet me kokë, port topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë. Ahmataj kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha e lojës autori i golit Hasani, vendin e tij e zë i riu Alban Çejku, i cili debuton në Kategorinë Superiore.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Musolli: Nuk e nisëm mirë takimin, pësuam një gol nga një shpërqendrim, por tani jemi në rrugën e duhur. Po na mungon vetëm goli. Shpresoj që të vijë sa më shpejt.

Batha: Duke parë që shënuam dhe kaluam në avantazh, harxhuam shumë energji në fillim. Kukësi ka kualitete, dhe në minutat e fundit të pjesës së parë u detyruam edhe të tërhiqemi disi.

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ Tjetër pretendim i Kukësit për 11-metërsh, pas rrëzimit të Maliqit, por gjyqtari Jorgji nuk është i këtij mendimi, teksa vazhdon lojën! Protestojnë kukësianët!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

42’ Teqja është futbollisti i radhës që merr të verdhë.

41′ Enis Gavazaj ndëshkohet me karton të verdhë për simulim, pas një dyluftimi me

35′ Dyluftime të shumta në mesfushë nga të dyja skuadrat, shkaktojnë ndërprerje të shpeshtë të ndeshjes si dhe ndikojnë në uljen e rritmit të ndeshjes.

30’ Kartoni i parë i verdhë i përket Hasanit pas një faulli ndaj Gavazajt.

24′ Grent Halili shpërdoron një rast të artë për të dyfishuar rezultatin, teksa e dorëzon topin në duart e portierit Xhika.

23′ Zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet nga fusha Kobina i dëmtuar, vendin e tij e zë Agustin Torasa.

19’ Kobina dëmtohet në një përplasje në mesfushë dhe Ahmataj bën gati Torasën për të hyrë në fushë në vend të mesfushorit i cili duket se nuk mund të vazhdojë.

14′ Provon të surprizojë Kukësi me Shkurtajn. Pas një inkursioni nga e majta e Mustës, ky i fundit harkon drejt zonës për sulmuesin Shkurtaj, por ky i fundit nuk arrin të tregohet i saktë!

10′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohen shifrat. Hasani gjen rrugën e rrjetës pas një harkimi perfekt të Majkëll Ngo, mesfushori godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në cepin e portës! 

5’ Sulm i shpejtë i Rrocës në krahun e majtë, arrin të fitojë topin në fundore por pastaj nuk kalon dot Hoxhallarin dhe përfundon duke bërë faull ndaj mbrojtësit.

3’ Hasani ka mundësinë që të shfaqet rrezikshëm në zonë por zgjedh të pasojë djathtas për Kobina, i cili nuk arrin ta zotërojë topin.

1′ Starton me 1 minutë heshje në nder të viktimave të tërmetit, sfida mes Tiranës dhe Kukësit!

bandicam 2019-12-07 16-30-35-069

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Çelhaka, Batha, Kobina, Hasani, Halili, Ngo.

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura