VIDEO/ Tirana i shkakton humbjen e parë Kukësit për këtë sezon

Feb 1, 2017 | 19:18
SHPËRNDAJE

E fiton Tirana raundin e parë të duelit ndaj Kukësit në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në |Selman Stërmasi”, bardheblutë triumfuan 2-1 duke u shkaktuar verilindorëve humbjen e parë pas 30 ndeshjesh.

Tirana gol

Pjesa e parë ishte mv e mirë për të besuarit e Mirel Josës, që gjetën dy herë avantazhin me Grent Halilin (30′) dhe Afrim Takun pak sekonda para pushimit.

Në të dytën kuksianët u zgjuan dhe ngushtuan disavantazhin me një supergol të Eni Imamit dy minuta pas rifillimit të lojës.

Përkundër rasteve në të dyja portat, rezultati mbeti i pandryshuar dhe ekipi që shkon në gjysmëfinale do të mësohet pas takimit të kthimit në “Zeqir Ymeri” pas dy javësh.

Tirana - Kukesi pjesa 2

Minutë pas minute

90+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Tiranës.

90+3′ Tirana fiton sekonda me këtë zëvendësim: del Ede, në lojë Fjoralb Deliaj.

75′ Vetëm dy minuta në fushë dhe braziliani ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje nga prapa ndaj Gentian Muçës.

73′ Kukësi e mbyll me zëvendësimet: jashtë loje Nijaz Lena, në vend të tij Elton Kale.

60′ Pas një përplasjeje mes tyre, gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Ede dhe Besar Musollin.

57′ Zgjat vetëm 12 minuta ndeshja për Izair Eminin. Sulmuesi i futur pas pushimit pëson një dëmtim dhe i lë vendin Edon Hasanit. Trajneri Gjoka kishte planifikuar ta nxirrte Nijaz Lenën.

56′ Mirel Josa ndërhyn nga stoli: Moktar Cise i merr vendin autorit të golit të parë, Grent Halili.

54′ Tirana është sërish e pafat. Pas Ede në pjesën e parë, shtylla i mohon golin edhe Takut, i cili provoi me një të djathtë të fuqishme nga kufijtë e zonës.

47′ GOL! Kukësi shkurton diferencën me një supergol të Eni Imamit. Mesfushori përfitoi nga një top i larguar jo në mënyrën më të mirë nga Ilion Lika dhe, pa u menduar dy herë, mposht portierin bardheblu me një të majtë nga rreth 35 metra.

46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Kukësi. Pero Pejiç ulet në stol dhe vendin e tij e merr Izair Emini.

Pjesa e parë

Taku gol Kukesit

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ GOL! Tirana gjen edhe golin e dytë. Pak sekonda pasi gabon përballë Koçit, Afrim Taku vesh sërish petkun e goleadorit duke thelluar avantazhin e bardhebluve.

39′ Tirana ka mundësinë e artë për të dyfishuar. Ede merr një pasim nga e majta, ndal topin bukur me gjoks, por gjuajtja e tij ndalet nga trau.

36′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën vendase. Pejiç provon me njv goditje brenda zonës, por sërish Lika shpëton portën.

32′ Kukësi përpiqet të reagojë dhe ka një mundësi të mirë me Gurin, por gjuajtja me kokë e sulmuesit kuksian gjen përgjigjen e Ilion Likës.

Halili - Gjici tribune

30′ GOL! Tirana në avantazh. Grent Halili zhbllokon rezultatin me një gol të bukur pas një pasimi spektakolar nga Asion Daja.

27′ Erjon Hoxhallari provon përsëri me të majtën nga distanca, por goditja e tij është qendrore dhe shkon pa problem në duart e portierit Ervis Koçi.

25′ Kukësi tenton të shfaqet rrezikshëm me lenën, por mesfushori nuk pason dot për Pejiçin pasi bllokohet nga mbrojtja bardheblu.

16′ Tjetër përpjekje e vendasve me Grent Halilin. Sulmuesi depërton në zonë, por Shameti e më pas portieri Koçi i mbyllin hapësirën.

8′ Bardheblutë japin sinjalin e parë. Erjon Hoxhallari provon me të majtën nga një goditje dënimi, por gjuajtja e mbrojtësit shkon pak sipër traut të portës kuksiane.

2′-6′ Lojë e qetë në minutat e para, me skuadrat që përpiqen të studiojnë njëra-tjetrën.

1′ Fillon loja, topin e parë e luan Tirana.

Nis loja

Tirana 2 – 1 Kukësi (Halili 30′, Taku 45+1′ / Imami 47′)

Tirana (4-4-2): Lika; Doka, Muça, Domgjoni, Hoxhallari; Taku, Daja, Mervej, Lika; Halili (Cise 56′), Ede (Deliaj 90+3′).
Trajner: Mirel Josa

Kukësi (4-4-2): Koci; Hallaçi, Shameti, Memini, Rrumbullaku; Karioka, Lena (Kale 73′), Musolli, Imami; Guri, Pejiç (Emini 46′) (Hasani 57′).
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

KV: Ede / Musolli, Kale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura