VIDEO/ Tifozët e Hungarisë të pandreqshëm, përleshje masive me policinë angleze

Oct 12, 2021 | 23:59
SHPËRNDAJE

Tifozët hungarez si duket janë të pandreqshëm. Pasi u dënuan nga UEFA për 3 ndeshje pezullim në shtëpinë e tyre pas fyerjeve raciste, kanë vendosur të mos ndalen duke krijuar të tjera trazira.

hungaria

Së fundmi, hungarezët janë përleshur masivisht me policinë në sfidën Angli-Hungari vetëm 5 minuta nga starti i ndeshjes.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shikohet se si përleshen tifozët në shkallëet e stadiumit teksa ndeshja luhet.

Një kaos i vërtetë që me shumë mundësi do të ndëshkohet sërish nga UEFA.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura