VIDEO / “Ti je një idiot”, Broja nuk e mban dot veten me shokun e skuadrës për një barsoletë: Si nuk e kupton fjalën asgjë?

Dec 27, 2021 | 9:00
SHPËRNDAJE

Klubi i Sauthempton ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të festuar këto Krishtlindje dhe për të argëtuar tifozët në rrjetet sociale. Klubi anglez ka postuar vazhdimisht video me lojtarët të cilët tregojnë barsoleta e apo bëjnë lojëra fjalësh, duke u argëtuar po aq sa tifozët të cilët kanë parë provat e tyre në këtë detyrë të re.

broja

Protagonist ishte edhe Armando Broja, i cili tregoi barsoleta përkrah shokut të skuadrës, Nataln Tella. Në një prej tyre, sulmuesi shqiptar nuk e përmbajti dot veten.

 “E pyeta partneren se çfarë dëshironte për Krishtlindje dhe më tregoi se asgjë e bënte më të lumtur se një PlayStation 5. Ndaj nuk i bleva gjë”, ishte loja e fjalëve e Brojës për shokun e skuadrës që nuk e kuptoi se bëhej fjalë për fjalën “asgjë”, edhe pse lojtari i tregoi të shkruar batutën duke ia shpjeguar me kujdes.
“Nuk e kuptove? Je një idiot”, ishin fjalët e Brojës që nuk e mbajti dot veten me shokun e skuadrës në këtë episod që është bërë viral në rrjetet sociale duke u shpërndarë me shpejtësi.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura