VIDEO/ “Ti je invalide nga trutë”, kreu i Bashkisë së Pukës ofendon rëndë mjeken

Jun 6, 2017 | 13:11
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video në “Facebok” ku paraqitet kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj që ofendon rëndë një mjeke teksa prezantohej drejtori i ri i spitalit të Pukës.


Në video duket Gjonaj që debaton me Marte Dedajn, dhe që i thotë “Ti je invalide nga trutë..”. Debati mes tyre ka qenë i fortë dhe më pas Gjonaj është larguar nga eventi.

STATUSI

Shikoni si sillet si bandit me mjeken e nderuar Marte Deda, kryetari socialist i Bashkise Puke, Gjon Gjonaj! sb

“Pershendetje z.Berisha doja te ju informoja se dje me Dt.02.06.2017 esht ber prezantimi i drejotrit te komanduar te Shendetit Publik Qazim Arifaj ky prezantim nuk u be ne ambientet e ndermarrjes por ne Pallatin e Kultures te Qytetit te Pukes Ku per te prezantuar kete drejtor ishte Kryetari Bashkis I cili gjat prezantimit ka ofenduar ish Drejtoreshen e ketij instutucioni Dr.Sajmira Lacin ky prezantim ka kaluar ne debate te medha Ku kryetari i Bashkis ka ber debate te ashpera Ku ka ofenduar rende nga Dr.Marte Deda kryetarja e gruas per PD Puke si dhe shefin e Burimeve Njerzore z.Ndue Lala .

Zoti Berisha ju lutem informoni dhe Denonconi cfar po ben ky Kryetar Bashkie Ku gjith Drejtorit e PS ne Puke i ka kthyer ne prone te tij dhe Po i shantazhon punojsit duke ju then do ju heq nga puna po nuk votuat per PS . Ca esht kjo qe po ndodh zoti Berisha dhe askush nuk Po

Merr masa ndaj ketij kryetari qe Cdo dit dhunon psikologjikisht Qytetaret e tij dhe gjith kan frik te flasin.ja Ku e keni dhe vidjon Ku shihet Kryetari Bashkis duke ofenduar Doktorreshen e shendetit Publik z. Marte Deda”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura