VIDEO/ Ti arratisesh tigrit… Frikë në safari

Nov 13, 2018 | 19:11
SHPËRNDAJE

Momente frike kanë kaluar disa turistë, teksa nën bordin e një makine në lëvizje, në safari, ndiqen nga një tigër.

Pamjet janë filmuar në Parkun Kombëtar Tadoba të Indisë, ku shanset për të parë një tigër janë të larta. Turistët që shihen në video, jo vetëm kanë pasur mundësinë ta shohin, por kanë përjetuar një eksperiencë akoma të frikshme. Nga pamjet, shihet kafsha që vihet në ndjekje të mjetit tip “Jeep” me të cilin lëvizin turistët, të cilët shprehin frikën nga ndjekja e kafshës së egër. Megjithatë, fatmirësisht, askush nuk është lënduar.

Parku në Tadoba, është më i vjetri dhe më i madhi në rajonin e Maharashtra në Indi. Pas publikimit të pamjeve, parku është përpjekur të minimizojë incidentin. Raportohet se një zyrtar i parkut kombëtar indian ka thënë se, tigri ndoqi turistët vetëm për të luajtur, dhe jo për ti sulmuar: “Në qoftë se do të donte të sulmonte, do të hynte në automjet”.

Pas publikimit të pamjeve në rrjet, komentet kanë qenë të shumta

“Një tigër duke luajtur edhe mund të të vrasë”, komentoi dikush.

Një person tjetër shkroi: “Tigrat nuk luajnë, duan të ndjekin ushqimin e tyre, e kapin atë dhe pastaj e hanë. Nuk duhen automjete të hapura kur vizitohen parqet safari me macet e mëdha, kështu bëhemi objektiva të lehta”.

Vetëm disa ditë më parë, një tigër në Indi sulmoi një fshatar duke i kafshuar këmbën, para se të qëllohej me armë zjarri nga rojtarët e një pylli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura