VIDEO/ Thyhet “mallkimi” në shtëpi, Milani triumfon ndaj Xhenoas. Një autogol nderon kuqezinjtë

Apr 18, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

Milan ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme, teksa ka mundur në stadiumin “San Siro” skuadrën e Xhenoas me rezultatin 2-1 duke thyer “mallkimin” prej 6 ndeshjes pa fitore në shtëpi.

rebic

Skuadra e Stefano Piolit e nisi mirë teksa pas 13 minutash lojë, ishte Ante Rebiç i cili me një goditje të fuqishme me të majtën realizoi golin e parë të takimit. Më pas ishte Matia Destro ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 37′. Goli i fitores për Milanin erdhi falë një autogoli të Xhanluka Skamakës në minutën e 68′.

Me këtë fitore skuadra kuqezi renditet në vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, -8 pikë nga kryesuesit e Interit që presin të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj Napolit sonte në mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

FT| MILAN 2-1 XHENOA

Rebiç 13′, Skamaka 68′ (aut)/ Destro 37′

FORMACIONET ZYRTARE –

MILAN – (4-2-3-1): Donaruma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Benaser, Kesi; Salemakers, Çalhanollu, Rebiç; Leao. Trajner: Stefano Pioli.

XHENOA – (3-5-2): Perin; Goldaniga, Radovanoviç; Mazielo; Gilione, Strotman, Badelj, Zajc, Kasata; Destro, Skamaka. Trajner: Davide Balardini.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura