VIDEO/ “Tezja e kokainës” qan gjatë gjithë seancës gjyqësore  

Jun 16, 2016 | 20:17
SHPËRNDAJE

Valentina Tufina shtetasja shqiptare e njohur si “tezja e kokainës”, ka qarë gjatë daljes para gjykatës në Prishtinë.Untitled

Në gjykimin ku të akuzuar janë edhe Veim e Vebi Berisha dhe Alban Zena u dha fjala përfundimtare e prokurorit dhe avokatit të Valentina Tufinës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale në fjalën përfundimtare kërkoi dënim për të akuzuarit, ndërsa Bajram Tmava, avokati i Tufinës shprehu shqetësimin për mbajtjen që dy vjet në paraburgim të klientes së tij.

Tmava shprehu habinë se si u lejua një shtetas shqiptar të vijë për ta marrë drogën në Kosovë, pa u ndaluar në kufi. Tmava me tej pretendoi se klientja e tij është viktimë.

“Besoj që ia ka punuar dikush, e kush është ai që ia ka punuar, as Republika e Shqipërisë e as ajo e Kosovës se ka sqaruar, ata që janë në arrati, dikush prej tyre ia ka punuar,” tha avokati.

Për shkak se e akuzuara Tufina qau thuajse gjatë tërë seancës.

Avokatët e të akuzuarve tjerë do ta thonë fjalën e tyre përfundimtare ta japin më 6 korrik 2016.

Prokuroria Speciale akuzon Veim e Vebi Berishën, Alban Zenën e Valentina Tufinën se gjatë muajit qershor të vitit 2014, në bashkëpunim me të pandehurit Reald Hysolli dhe Gëzim Çela nga Shqipëria, kanë blerë dhe poseduar kokainë për ta shitur.

Sipas aktakuzës, kokaina në sasi prej 7 kilogramësh ka ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa është përpunuar nga Valentina Tufina në shtëpinë e Veim dhe Vebi Berishës nga fshati Rosuj i Komunës së Pejës.

Kjo sasi kokaine pastaj e ndarë në 14 pako është transportuar përsëri në Shqipëri nëpërmjet Reald Hysollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura