VIDEO/ Teutë cinike, supergoli i Kallakut “zhyt” Flamurtarin. Durrsakët e gdhijnë të parët

Oct 18, 2019 | 20:23
SHPËRNDAJE

Teuta doli fituese me shifrat e ngushta 1-0 në takimin përballë Flamurtarit, në ndeshjen e parë të vlefshme për javën e tetë në Kategorinë Superiore.

Capture

Pjesa e parë e takimit që u luajt në Elbasan, ishte mjaft e vakët, edhe pse pati që në minutat e para, një pretendim për penallti pas rrëzimit të Sherif Kallakut brenda zonës. Kryesori Laver Alla nuk ishte i këtij mendimi. Minutat kaluan, dhe rastet ishin sporadike në të dyja krahët.

Fraksioni i dytë më pas nisi me një marsh më shumë për Teutën, dhe durrsakët zhbllokuan shifrat që në minutën e 47-të. Pas një aksioni të gjatë dhe me shumë pasime, ishte Nikaç që uli për Kallakun, dhe mesfushori pas një finte të bukur, goditi me të djathtën dhe tundi rrjetën e Moçkës.

Edhe pas golit, ekipi i Shkëmbit nuk e uli ritmin, dhe kërkoi golin e radhës, por në disa tentativa me Nikaç apo Kalid, nuk arritën të dyfishojnë. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Teuta fitoi duke marrë kështu 3 pikët e radhës, dhe tani e gjen veten në vendin e parë me 15 pikë, të paktën për këtë natë. Nga ana tjetër, zhytet akoma më shumë Flamurtari, me vetëm 2 pikë pas 8 ndeshjes.

 

FT | Teuta-Flamurtari 1-0

GOLAT: Kallaku 47′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Teuta-Flamurtari 1-0

90′ 3 minuta shtesë.

90’ Ndërrimi i tretë i Shkëmbit. Avdyli i lë vendin Fabian Beqjas.

84’ Xhevahir Sukaj i lë vendin Vatnikajt, është ky ndërrimi i tretë i Sadedinit.

83’ Vila provon me kokë, pas një krosimi nga e djathta, por mbi kuadrat.

81’ Ndërrimi i dytë i Shkëmbit. Sherif Kallaku i lë vendin Roni Gashit.

81’ Ndërhyrje nga pas prej Pjeshkës, ndaj Emiljano Vilës. Ndëshkohet me kartonin e verdhë.

76’ Kallaku nis Kuron në të majtë, mbrojtësi kalon bukur një kundërshtar dhe hedh topin në qendër të zonës për Çyrbjen. Në momentin që ky i fundit po lëshonte të djathtën, mbyllet dhe topi në goditje këndi.

70’ Ndërrimi i dytë te Flamurtari. Jurgen Vrapi futet në fushë në vendin e Ansi Nikës.

68’ Aksion i rrjedhshëm i ekipit të Shkëmbit, Kallaku pason për Vilën në fundore, por në fund mbrojtja mbyll rrezikun që vinte nga e majta.

63’ Shkëmbi kryen ndërrimin e parë te Teuta. Emiljano Vila në vendin e Darko Nikaç.

60’ Mbetet në sulm Teuta. Nga e djathta, një krosim shkon për Kalid, por edhe ai nuk gjen portën me kokë.

59’ Nikaç godet me kokë pas një goditje këndi, por nuk ka koordinimin e duhur.

58’ Kryejnë ndërrimin e parë vlonjatët. Sarris nuk ia del pas një dëmtimi, futet Çelaj në fushë.

57’ Kombinojnë sërish durrsakët, Kallaku pason pranë zonës me Nikaç, por në fund nuk merren vesh. Në vijimin e aksionit, Aleksi godet nga jashtë zone, por mbi kuadrat.

57’ Rast ideal për Kalid. Sulmuesi futet brenda zone dhe del vetëm me Moçkën, por gardian e mbyll me këmbë.

50’ Nga goditja e këndit, Frashëri del të largojë topin por dëmtohet. Pak sekonda ndalesë në ndihmë të gardianit të durrsakëve.

49’ Sukaj provon me një goditje të reagojë për vlonjatët, por Frashëri çon në goditje këndi.

47’ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Aksion fantastik i Teutës. Pas disa pasimeve, Nikaç ul për Kallakun, ky i fundit bën një finte të bukur, dhe me të djathtën çon topin në cepin e portës së Moçkës.

46′ Nis pjesa e dytë, pa zëvendësime.

Mbyllet e para pa gola.

46’ Kalid provon me një goditje nga jashtë zone, por e lehtë për Moçkën.

45′ 3 minuta shtesë.

43’ Kërcënon sërish Teuta. Çyrbja nga e djathta kroson për Nikaç, por Sarris e mbyll.

37’ Kalid provon me kokë pas një harkimi të gjatë nga e djathta, por pak jashtë portës.

32’ Nika provon me një zgjatje pas topit nga e djathta, por topi jashtë kuadratit.

30’ Rast ideal për vlonjatët. Në një top të gjatë, është Sukaj që e ul, dhe shërben për Nebihun. Ky i fundit futet brenda zone dhe godet, por Frashëri e çon topin në goditje këndi.

23’ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje, për Olsi Gocajn, për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Çyrbjes.

19’ Aleksi mbyll një dalje të shpejtë të Ribajt në të djathtë. Goditja e parë nga këndi për vlonjatët.

19’ Arapi nis një top të gjatë në drejtim të sulmit, por mbyllin vlonjatët.

16’ Kallaku kroson nga këndorja, me kokë është Hoxha që provon. Moçka në pozicion e ndal.

16’ Nikaç merr një top nga Kalid, dhe avancon në të majtë, por Zeqaj e mbyll në goditje këndi.

9’ Avdyli provon me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zone, totalisht pa koordinim.

9’ Nikaç fiton goditjen e parë nga këndi, teksa në fundore Zeqaj e mbyll.

6’ Kallaku lëviz bukur në të djathtë, shmang edhe një lojtar e rrëzohet brenda zone. Durrsakët kërkojnë penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Laver Alla.

2’ Avancojnë lojtarët e Shkëmbit në të majtë me Kalid, por mbyllin vlonjatët.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

1 minutë heshtje për Miço Papadhopulin, ish-presidentin e FSHF-së, të ndarë nga jeta gjatë kësaj jave.

 

FORMACIONET

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Todorovski, Kuros, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Aleksi, Nikaç, Kalid. Trajner: Bledi Shkëmbi. bandicam 2019-10-18 18-01-13-508

FLAMURTARI: Moçka, Zeqaj, Sarris, Sukaj, Ribaj, Gocaj, Pjeshka, Rrapaj, Deliaj, K.Nebihu, Nika. Trajner: Dritan Sadedini.

bandicam 2019-10-18 18-01-57-401

73460618_471913806761010_8956123422052581376_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura