VIDEO/ Tërmeti 5.1 ballë, sizmologu: Çfarë pritet të ndodhë më pas

Aug 12, 2018 | 8:57
SHPËRNDAJE

Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë për “Ora News”, tha se tërmeti më i fuqishëm u regjistruar në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter.

Sipas tij, lëkundja është shoqëruar edhe me 15 lëkundje të tjera më të ulëta dhe kjo është një shenjë e mirë se mund të mos ketë më lëkundje të forta.

Gjuzi: Rrjeti sizmologjik kombëtar sot ka regjistruar një sërë tërmetesh. Goditja kryesore ishte ajo në orën 17:38, me një magnitudë 5.1 rihter, thellësi 24 km dhe epiqendra 10 km në veri të qytetit të Bulqizës.

Tërmetet e kësaj madhësie shoqërohen me pasgoditje. Deri tani janë regjistruar 15 pas goditje por me një intensitet më të vogël. Nga raportimet, pothuajse e gjithë Shqipëria është prekur nga ky tërmet. Nga raportimet online të qendrës simiologjike për Evropën dhe Mesdheun, ka raportime pothuajse në të gjithë rajonin.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët. Kryesorja është që të ruhet qetësia dhe të rrinë sa më larg objekteve që mund të rrezikohen.

Ajo që është fakt është se vazhdoni aktiviteti me intensitet më të ulët. Kjo është një shenjë e mirë që mund të shkojë drejt normalizimit.

“ORA NEWS”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura