VIDEO/ Tentoi të godasë Erion Veliajn me vezë, Gjykata Tiranës dënon 21-vjeçarin me….

Nov 21, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Veliaj-veza1Gjykata e Tiranës ka dënuar militantët e PD që tentuan të qëllonin kryebashkiakun Veliaj me vezë, ndërkohë që ai po shkonte në një dëgjesë të organizuar me artistët për çështjen e teatrit. 

Në vendimin e saj thuhet se i riu, Oleg Gora , ka qëlluar me vezë disa herë në drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, por nuk ka arritur ta godasë atë.

“Gjykata, bazuar në nenin 274 te K.Penal, e gjen fajtor te pandehurin Oleg Gora për kryerjen e kundërvajtjes penale të “Prishje e qetësisë publike”. Nisur nga sa më sipër gjykata vëren se, rrethanat e mësipërme, në kompleksitet janë të tilla që, bazuar në nenin 406/a te K.Pr.Penale lejojnë miratimin e kërkesës së prokurorit për miratimin e urdhrit penal. Për pasojë, Gjykata çmon se dënimi i të pandehurit Oleg Gora me 50 000 lekë gjobe, për kryerjen e kundërvajtjes të “Prishje e qetësisë publike””, citohet në vendimin e gjykatës.

Veliaj-veza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura