(VIDEO-FOTO) Studentët shkresë kryeministrit Rama: Ja kushtet tona të panegociueshme, do vazhdojmë protestën deri sa….

Dec 9, 2018 | 14:27
SHPËRNDAJE

UPDATE 14:20/ Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe shprehen se do ta vijojnë, derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Këtë të diel, këshillat studentorë u kanë dërguar një kërkesë me 8 pika kryeministrit Rama, ministres së Arsimit Nikolla dhe universiteteve publike. “Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”, lexohet në fund të kërkesës.

48062909_846467669077879_5029841453090603008_n

Shkresat janë shpërndarë nga vetë studentët në protestë.

****

Pas momenteve të tensionit, pedagogu Jani Marka është veçuar nga turma dhe ka folur për mediat, lidhur me atë ç’ka ndodhi. Më pas është bashkuar sërish me turmën e protestuesve.

a1bb7482-a9c5-4a6c-930f-3a9516189b16 c824dfab-b6e1-4bc0-9811-5b2dbf5dbcdf

Tensione te protesta për studentët, momenti kur pedagogut i merret megafoni nga dora

11:20/ Tensione të protesta e studentëve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit.

Petagog Jani Marka ka marrë megafonin të flasë, por pak pasi ka nisur fjalën, nuk është lejuar nga disa protestues të cilët i kanë marrë megafonin nga dora.

asasas

Disa protestues thanë se ai është pjesë e organizatës “Organizata Politika”, që sipas tyre është, me tendeca politike. Kjo ishte edhe arsyeja që, sipas tyre, nuk u lejua të flasë.

asasasasasasasa

Ndërkohë, të tjerë thanë se ai ishte në protestë për të mbështetur ata dhe jo si pjesë e lëvizjes dhe u shprehën se, ky veprim nuk duhet të ndodhte.

****

10:25/ Studentët e Gjirokastrës i bashkohen protestës.

Një grup studentësh kanë protestuar para universitetit të Gjirokastrës.

“Duam të drejtat tona”, kanë thirrur në kor studentët.

Më pas kanë marshuar në rrugë.

Kjo ështa dita e parë e protestës së studentëve në Gjirokastër.

****

10:25/ Ka nisur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

***

9:50/ Studentët kanë nisur marshimin, nga fakultet ku janë grumbulluar më herët, drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të protestuar për plotësimin e kërkesave që kanë parashtruar.

Sot është dita e gjashtë e protestës.

Studentet kanë vendosur si afat të fundit ditën e martë për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë”, u shpreh një prej studenteve për mikrofonin e News24.

***

Protesta/ Studentët e Shkodrës në Tiranë

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër, por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë. Tashmë, studentët e kryeqytetit kanë kërkuar që studentët nga rrethet e tjera të bashkohen në Tiranë dhe kështu studentët e Shkodrës i janë përgjigjur pozitivisht duke u nisur që në orët e mëngjesit.

faf1fedd-1294-45d0-a7b1-622eea05832f (1)

Studentët e universitetit të Shkodrës janë shprehur se, nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne ose të marte për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

***

FOTO/ Studentët sërish në protestë, axhenda

Pavarësisht se është fundjavë dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, studentët do të protestojnë sërish sot para Ministrisë  së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentet do të grumbullohen në fakultetet përkatëse, ndërsa në orën 09:30 do nisin marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të mbërritur në orën 10:00.

Studentët janë shprehur se nuk pranojnë asnjë negociatë pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, paralajmëroi një student dje në protestë.

Auto Axhenda Dita 5 Protesta Student1544338977

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:
Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:
Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas cdo formati të propozuar nga ju të gjitha cështjet e ngritura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura