VIDEO/ Tensione në Shkozë mes banorëve e policisë, kryefamiljari: Ku t’i çojmë fëmijët ne?

Oct 16, 2019 | 10:00
SHPËRNDAJE

Tensione ne Shkoze mes banoreve dhe policise, pas nje perpjekje te re per te prishur shtepite.

shkoza

Ne mbeshtetje te banoreve ka shkuar ish-deputeti Aldo Bumçi, i cili ka leshuar akuza te forta ne adrese te qeverise dhe kryeministrit per gjithe sa po ndodh me keta banore, qe po largohen nga shtepite pa iu siguruar strehim dhe pa u dhene demshperblimi.

“Jane dy djem te shoqeruar ne policie, do qendroj ketu, por nuk eshte as kjo zgjidhje, por edhe banoret per sa kohe mund te rrine ngujuar ne maje te catise se shtepise, cfare eshte kjo qe ndodh ne mes te Evropes, eshte diktature e nje personi, qe duhet te rrezohet nje ore e me pare. Sjellje kafsherore te nje njeriu qe eshte bere si Zot, qe na ka kthyer rober , skllever te ketij ketu”- thote Bumçi.

Nderkohe qe banoret kerkojne mbeshtetje dhe zgjidhje per problemin e tyre, duke thene se nuk i lene shtepite pa u siguruar me pare se cfare do te behet me ta.

“Ku do ti cojme kalamajte ne, nuk e dime, proces legalizimi qe ne 2005, nuk kemi pas leke, asnje dokument nuk na kane dhene, asnje vendim, qe te leme shtepine, vetem njoftim per tu shembur, Pse nuk vjen bashkia te na strehoje o vlla, ku do ti cojme femijet ne. Ne jemi te izoluar, nuk na lene”- thote nje nga banoret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura