VIDEO/ Tension në Kupën e Afrikës, në ndeshjen Gabon-Gana plas… grushti

Jan 15, 2022 | 9:51
SHPËRNDAJE

Në ndeshjen e Kupës së Afrikës, Gabon-Gana, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 ka patur dhe momente tensioni.

gabon

Benxhamin Teteh i skuadrës së Ganës ka dalë me karton të kuq pas një grushti që i dha kundërshtarit të tij në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 90+4′.

Ende nuk dihet arsyeja përse sulmuesi 24-vjeçar i skuadrës së Jeni Malatjaspor, e cila militon në Superligën turke ka reaguar në atë mënyrë dhe për arbitrin kryesor ai gjest është ndëshkuar me karton të kuq.

Të dyja kombëtaret ndodhen në Grupin C në Kupën e Afrikës, teksa Gaboni mban vendin e dytë të grupit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Gana vendin e tretë me 1 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura