VIDEO/ Tension në Bashkinë Kamzë, ish-deputeti i LSI-së: Qytetarët prej dy muajsh nuk marrin pensionin

Jan 13, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka publikuar një video në facebook-un e tij ku qytetarët debatojnë në zyrat e marrjes së pensionit në Kamzë.

pjimage

Ata kërkojnë një takim me kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli, ndërsa ky i fundit ndodhet në një takim në kryeministri.

Spahiu shkruan se financat e vendit janë në ditët më të zeza të tyre, ndërsa thekson se prej dy muajsh qytetarët nuk marrin pensionin e ivaliditetit.

Postimi i plotë:

Financat në ditët më të zeza të tyre.

Prej dy muajsh qytetarët e pa mundur për punë nuk marin pensionin e ivaliditetit.

Pamjet e mëposhtme vijnë nga Kamza ndërkohë që e njëjta situatë është në të gjithë vëndin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura