VIDEO/ Tension e përplasje në miqësore, mbrojtësi tall kundërshtarin se është i shkurtër

Sep 13, 2018 | 19:27
SHPËRNDAJE

Edhe pse vetëm një ndeshje miqësore, nuk ka kaluar pa tensione sfida mes shteteve fqinje, si Amerikës dhe Meksikës. Në minutën e 65-të të takimit, mbrojtësi amerikan Mat Miazga, u përfshi në një duel me kundështarin e tij Diego Lainez.

ndeshja

Mbrojtësin shtatlartë nuk e mbajtën nervat, dhe në këtë moment, i drejtohet kundërshtarit me dorë, duke i përmendur faktin se është i shkurtër, dhe nuk mund të kapet me të.

Diçka e tillë solli edhe irritimin e të gjithë lojtarëve të tjerë, gjë që krijoi një kaos të vërtetë në fushën e lojës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura