VIDEO/ Të gjithë golat e ditës së 14 të Kampionatit Evropian “Francë 2016”

Jun 25, 2016 | 23:55
SHPËRNDAJE

Në ndeshjet e para të fazës 1/16 në tri ndeshje gjatë kohës së rregullt u shënuan vetëm tre gola. Një prej tyre ishte dhe goli i jashtëzakonshëm i Xherdan Shaqirit.

Fillimisht, Polonia dhe Zvicra barazuan 1-1 gjatë kohës së rregullt dhe në shtesë mbeti rezultat i njëjtë. U desh goditja e penalltive për të shpallur fituesin.

Në ndeshjen e orës 18:00, Uellsi fitoi ndaj Irlandës së Veriut falë një autogoli.

Nga ana tjetër, në ndeshjen e darkës Portugalia dhe Kroacia jo vetëm që nuk shënuan asnjë gol por nuk pati asnjë goditje në portë.

Pak para përfundimit të shtesës shënoi Kuarezma duke çuar Portugalinë në çerekfinale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura