VIDEO/ Të gjithë duart në kokë, shikoni çfarë rasti ka humbur sulmuesi i AEK-ut

Feb 13, 2018 | 17:32
SHPËRNDAJE

Rasti flagrant që Sançez humbi në fundjavë në ndeshjen e Mançesterit mori kritika të shumta, por kiliani mund të ngushëllohet sepse dikush tjetër ka humbur një rast edhe më të pastër se ai.

DVxH5bjWkAEe46o

Bëhet fjalë për sulmuesin e AEK-ut, Serxho Araujo, dhe për një rast që ai humbi në kampionatin grek, në ndeshjen e fundjavës përballë Asteras Trioplit.

Fati e ndihmoi lojtarin që të dilte vetëm për vetëm me topin që po i afrohej  portës, pas një largimi të gabuar me kokë të mbrojtësit kundërshtar.

vt

Portieri nuk arriti ta ndalte topin që vinte me hark dhe mbrojtësit e tjerë i kishte mbrapa krahëve, por i vetëm para portës Araujo godet traversën dhe topi kthehet përsëri në fushë.

Ai vetë përfundon në rrjetë, ndersa tifozët nuk u besojnë syve. E pafalshme për sulmuesin!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura