VIDEO/ Pezullohet polici që ‘të gjithë’ do të donin të ndaloheshin

Nov 27, 2015 | 23:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas një videoje të publikuar në mediat Online këtë të premte ku një punonjës policie “tërhiqet” nga kërkesa e tij për t’i kontrolluar dokumentet një drejtuesi mjeti – pasi ky i fundit e refuzoi duke i kërkuar motivin, policia e Durrësit njoftoi pezullimin e oficerit.

Në një njoftim për mediat thuhet se punonjësi i policisë ‘ka shfaqur mungesë etike në komunikim kundrejt një drejtuesi mjeti dhe nuk ka respektuar procedurat ligjore’.

Policia deklaron se ka pezulluar punonjësin, Hariz Sevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak.

“Ndaj efektivit, një ditë më parë, në 26 nëntor, kur iu konstatua dhe dokumentua shkelja në detyrë, është marrë menjëherë masa e pezullimit nga detyra. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve të punonjësve të policisë në numrin 129 dhe numrin falas të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat 08009090, duke i garantuar për reagimin në kohë duke marrë masa ndaj abuzuesve”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Në video biseda mes policit dhe qytetarit duket e pazakontë. Polici e ndaloi drejtuesin e mjetit në rrugë dhe i kërkoi t’i shohë dokumentet, mirëpo drejtuesi i kërkoi arsyen e ndalimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura