VIDEO/ Tensionohet situata në Kapshticë, emigrantët e bllokuar prej tre ditësh përleshen me policinë

Apr 5, 2020 | 21:42
SHPËRNDAJE

Emigrantët e bllokuar prej 3 ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë, si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit kanë reaguar ashpër ditën e sotme.

Vendimi i tyre për të mos u kthyer mbrapa duke pritur zgjidhjen e situatës ka bërë që të përleshen me policinë shqiptare.

Në videon e siguruar nga “Panorama Onile” qytetarët mes thirrjeve, shihen teksa shtyhen me policinë për të kaluar kufirin.

Si reagim ndaj policia, e cila nuk i ka të kalonin kufirin qytetarët nuk kanë lejuar kalimin e kamionëve me mallra. Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë vendosur të mos e lirojnë atë deri në zgjidhjen e situatës dhe kthimin e tyre në shtëpi.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve që të mos përpiqen të vijnë në Shqipëri, pasi nuk do të lejohen të futen, masë kjo marrë për ndalimin e përhapjes së infeksionit.

Më herët gjatë ditës së sotme edhe Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të respektojë detyrimet kushtetuese që ka shteti ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.

pjimage (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura