VIDEO/ Të armatosur ‘deri në dhëmbë’, drejt banesës së të rrezikshmit. Pamje nga operacioni i RENEA-s në Vlorë

Jan 18, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

renea vlore xhevahir]

Të armatosur deri në dhëmbë, në numër të madh, efektivët e Policisë së Vlorës dhe forcat speciale të RENEA-s kanë kryer një operacion në fshatin Hoshtimë mëngjesin e kësaj të shtune, por janë përballur me krismat e armës së të kërkuarit që donin ta arrestonin. Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç mbeti i plagosur gjatë operacionit policor në këmbë, pasi ai hapi zjarri fillimisht drejt forcave të rendit që kishin rrethuar banesën e tij.

Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura