Kombëtarja U21 e Kosovës mori një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për U21 që vitin tjetër mbahet në Itali. Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi, ishte e pafat përballë Irlandës, duke barazuar 1-1.
Një nga momentet e kësaj ndeshje që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte një ‘sprint’ i Lirim Kastratit, që me një shpejtësi marramendëse kaloi pjesën e fushës së Irlandës, për të asistuar te goli i shënuar nga Florent Hasani.