Mbrojtësi i ekipit të Borusias së Dortmundit, Manuel Akanxhi, ka zbuluar një talent tejet të veçantë, teksa ishte i ftuar në televizionin zviceran “SRF”, ku pyetej nga publiku për të shumëzuar dy numra, nga 11 deri tek 99.
Në herën e parë, ai u pyet se sa bënin 24×75, dhe përgjigja ishte 1800, me prezantuesin që akoma nuk kishte filluar të shkruante në makinën llogaritëse. “Shumëfishat e 5 janë të thjeshta” – u përgjigj Akanxhi. Ndërkohë, për të vërtetuar se nuk kemi të bëjmë me një rastësi, ai u pyet edhe se sa bëjnë 33×75, dhe përgjigja e saktë në pak sekonda ishte 3201. Për më shumë, ndiqni videon.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al