VIDEO/ Talenti brazilian i Realit shënon supergol nga goditja e dënimit

Sep 16, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit ka bërë një blerje të goditur këtë verë, dhe ai mban emrin Vinisiu Xhunior. Talenti brazilian u ble nga Reali i Madridit, por ende duket se nuk është gati për të luajtur më ekipin e parë të Realit të Madridit. 18-vjeçari luan te ekipi B, dhe duket se atje është duke shkëlqyer.

vinicius jr

Këtë javë ai ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit e ekzekutuar në një mënyrë mjeshtërore. Më poshtë ndiqni videon e golit spektakolar të tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura