VIDEO/ Takimi me gratë greviste të naftëtarëve, Kryemadhi përlotet kur qytetarja bën thirrje për zgjidhjen e situatës

Oct 17, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka zhvilluar një sërë aktivitetesh ditën e sotme në Fier, është ndalur edhe në një takim me gratë e naftëtarëve të Ballshit të cilat kanë hyrë ne greve. Gratë e naftëtarëve ndodhen sot në ditën e tretë të grevës së urisë.

Kryemadhi është përlotur teksa një qytetare bën thirrje që kushdo që mundet të organizojë një konferencë dhe t’i japë zgjidhje kësaj situate.

“Ta lëmë politikën mënjane dhe kush ka mundësi, nga të gjitha anët, të mblidhemi, të bëni një konferencë dhe t’i jepni një zgjidhje. Kushdo qoftë, Kejdi, Monika, tjetri, tjetri, kushdo qoftë”, u shpreh një grua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura