VIDEO/ Tahiri flet si Berisha në Kuvend, fajëson ish-deputetin e PS-së për kanabisin

Sep 13, 2017 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërthyer ndaj ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima për situatën e kanabisit në vend.

Sipas tij, ka qenë pikërisht Kokëdhima që bënte propagandë nga sallat deri në burgje që të mbillej kanabis se do të liberalizohej.

Madje ai ka folur si ish-kryeministri Berisha kur përmendi sivëllezërit e Kokëdhimës. Shpeshpherë, Berisha i drejtohej Kokëdhimë si “sivëllau i Ramës”.

Tahiri madje tha se shteti shqiptar e ka fituar betejën me kanabisin kur fitoi atë ndaj Kokëdhimës.

“Qeveria e kaluar e krijoi një standard për kanabisin. Ajo betejë u fitua në ditën kur u fitua beteja ndaj Koços dhe ndaj çdo sivëllau të tij që trumpentonte deri në burg mbjelljen e kanabisit se medemek do të liberalizohej”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura