VIDEO/ Tahiri flet për Blushin dhe Kongresin: Statuti do ndryshohet

Feb 11, 2016 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ministri Tahiri ka folur sot në “Top Story” edhe për Kongresin e PS-së. Sipas tij, Blushi ka të drejtë në disa nga gjërrat që kërkon, por megjithatë, Tahiri mbështeti Ramën për kryetar të PS-së.

Sipas ministrit, PS-ja fitoi dy zgjedhje dhe kjo tregon se duhet ndryshuar statuti dhe Rama të qëndrojë kryetar i PS-së, pasi nuk është e nevojshme që të bëhen më zgjedhje.

“Të gjithë besojnë tek gara në PS. Askush nuk ka thënë që kreu i PS nuk duhet zgjedhur. As Rama vetë nuk e thotë këtë.

Askush nuk thotë s’do ketë zgjedhje. Unë mendoj që partia dhe rregullat e saj kanë një arsye pse ekzistojnë, ka një të vërtetë më të madhe sesa e drejta e statutit. Qytetarët kanë votuar për qeverinë, kryeministrin dhe PS.

Nëse jemi votuar në dy palë zgjedhje nuk ka sens që të votohesh edhe në parti me parimin një anëtar një votë. Statuti është gjë e gjallë dhe duhet të ndryshojë. Nuk po them që Blushi nuk ka të drejtë, por ka të drejtë të kufizuar brenda partisë”, tha Tahiri.

Sa për kritikat e Blushit për qeverisjen Tahiri tha: Ka shkuar tepër larg dhe ka shkelur edhe mbi të drejtën e statutit të partisë”.

Ministri Tahiri flet për akuzat e ish-efektivit Dritan Zagani

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur edhe për akuzat e Zaganit, i ftuar në emisionin “Top Story”. Ai tha se Zagani ka gënjyer është përdorur.

Ai nuk ka hyrë kurrë në sistemin TIMS dhe nuk ka pasur qasje ta bënte, lidhur me lëvizjet e automjetit të tij.

Gjithashtu, Tahiri tha se Zagani ka shpifur për interes të PD-së. Sipas tij, Prokuroria iu përgjigj me seriozitet çështjes dhe se ai vetë të nesërmen pas akuzave në Prokurori dhe dha shpjegimet e tij për akuzat.

Më pas, Tahiri u mor gjatë me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, i cili sipas tij nuk shkoi asnjëherë në Prokurori të përgjigjej për akuzat ndaj tij.

Tahiri flet për 13 vërejtjet e Manjanit lidhur me draftin për Byronë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka cilësuar si diversione të PD-së, 13 vërejtjet e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që i bëri draftit paraprak për Byronë Kombëtare të Hetimit.

I ftuar në “Top Story” të Sokol Ballës, Tahiri u njoh me një dokument, ku ministri Manjani bënte 13 vërejtje për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndër të tjera, Manjani, sipas dokumentit, ishte kundër emërimit të drejtorit të Byrosë nga ministri i Brendshëm dhe kundër kompetencave hetuese dhe ekzekutuese të saj në varësi të vetëm një ministrie.

Por Tahiri i cilësoi këto si diversione të PD-së. Duke folur për kundërshtitë që ka opozita për draftin, Tahiri tha se kjo është e pashpjegueshme.

Ai tha se drafti aktual është përpiluar me konsensusin e opozitës, mirëpo, qëndrimi i fundit i Bashës, sipas tij është i pashpjegueshëm.

Sipas tij, PD-ja ishte dakord që emërimi i drejtorit të kryej nga ministri me miratim të Kryeprokurorit. “Kështu është vendosur edhe në draft dhe opozita kundërshton më kot”, thotë Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura