VIDEO/ “Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, gjyqtari që i dogjën makinën gjatë natës: Unë nuk tërhiqem

Nov 25, 2019 | 10:12
SHPËRNDAJE

gjyqtari ymeri shkoder

Dy mjeteve i është vënë zjarri gjatë natës në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Njëra prej tyre, në pronësi të gjyqtarit Andri Ymeri, është djegur plotësisht tha Policia.

Blutë e Shkodrës në një reagim këtë mëngjes thonë se po vijon puna për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

Gjyqtari Ymeri duke folur pas marrjes ne pyetje ne polici tha:

“Gjyqtari duhet te jete i pergatitur per cdo gje. Ne duhet te jemi te permbajtur dhe cfare kisha per te thene i thashe ne polici. Normalisht qe ngjarja ka lidhje me detyren por une nuk terhiqem. Nese kam qene une objektivi ta harrojne se mund te me bejne presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura