VIDEO/ Surprizë nga Guardiola, shfaqet në stërvitjen e rivalëve të Shqipërisë. Në rrjet plasin spekulimet

Nov 10, 2021 | 19:17
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola ka përfituar nga pauza e kombëtareve për tu rikthyer në shtëpinë e tij, në Katalonjë. Në të njëjtën kohë ai ka vizituar dhe qendrën stërvitore të Xhironës, në të cilën po stërvitet kombëtarja e Polonisë.

2

Tekniku takoi stafin dhe lojtarët, teksa ndoqi stërvitjen nga afër. Spanjolli takoi dhe kapitenin Robert Levandovski. Të dy kanë qenë bashkë tek Bajern Mynih për disa sezone, ku fituan gjithçka në Gjermani dhe raporti ndërmjet të dyve ka qenë shumë i mirë.

Megjithatë kjo nuk shihet si një vizitë e zakonshme sepse tekniku i Mançester Sitit është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë. Ndoshta Guardiola do të tentojë të bindë Levandovskin që të transferohet në Angli.

Polonia ndeshjen e radhës do ta luajë përballë Andorrës dhe është një hap larg kualifikimit për në Botëror. Polakët ndodhen në vendin e 2, në Grupin I me 17 pikë, dy më shumë se Shqipëria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura