Video/ Surpriza më ‘mizore’ iu bë kësaj vajze, ja çfarë i bën i dashuri në përvjetorin e lidhjes

Apr 29, 2016 | 11:07
SHPËRNDAJE

Një djalë ka menduar t’i punojë një rreng të ‘dhimbshëm’ të dashurës së tij ditën që ata festonin përvjetorin e lidhjes.

Pasi kishte vënë një kamer të fshehtë në apartamentin e saj, ai e ka thirrur më pas përmes Skype-it por njëkohësisht kishte marrë edhe një mikeshën e tij e cila supozohej se ishte vajza me të cilën  e tradhtonte.

Pasi folën pak në Skype djali mundohet ta mbyllë lidhjen duke i thënë se nuk ka rrjet të mirë, por në atë moment futet në dhomë femra e cila ishte veshur me bikini.

E dashura e tij është tronditur pasi e pa, por djali e ka mbyllur laptopin. Ajo ka tentuar ta telefonojë por ai nuk i përgjigjej. Vetëm pak minuta më pas ai i është shfaqur në derë me një buqetë me trëndafila dhe i ka uruar festën e përbashkët.

Ndërkohë që vajza kishte shpërthyer në lot… eh sigurisht është e dhimbshme të mendosh se ke  zbuluar se i dashuri të tradhton, e aq më tepër në një ditë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura