VIDEO/ Supergol me kokë, futbollisti shqiptar dhuron spektakël në kampionatin rumun

Sep 28, 2019 | 15:07
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar Enriko Papa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin rumun, me fanellën e skuadrës së Botoshanit.26-vjeçari ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij në sfidën ndaj Hermanstadt.

pAPA

Në minutën e 47-të, pas një harkimi nga e majta, Papa goditi saktë me kokë, nga një distancë e konsiderueshme, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Papën, i cili është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra rumune, e cila gjendet në mesin e artë të renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura