VIDEO / Super Pejiç ndëshkon Vllazninë, Kukësi vazhdon me fitore

Jan 27, 2017 | 20:10
SHPËRNDAJE

Kukësi nuk e ndal hapin. Kampionët e dimrit e nisin gjysmën e dytë të kampionatit ashtu siç e mbyllën të parën, me fitore.

Ekipit të Ernest Gjokës i mjaftoi një supergol i Pero Pejiçit gjashtë minuta para fundit për të dalë me fitore 1-0 ndaj Vllaznisë në ndeshjen hapëse të javës së 19-të, e para për fazën e tretë të Kategorisë Superiore.

 

Edhe pse nuk shkëlqeu, Kukësi diti të merrte maksimumin përballë një kundërshtari që pati disa raste për të shkuar te goli.

Falë këtij suksesi kuksianët mbeten në krye edhe pas kësaj jave, pasi shkëputen katër pikë ndaj Partizanit që të shtunën do t’i bëjë vizitë Luftëtarit.

Kukesi feston

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura