VIDEO- Si doli blof Policia me justifikimin për ndërhyrjen e paligjshme dhe pa paralajmërim në “Prestige Resort”: Kemi bërë afishim në bashkinë e Kavajës

Dec 1, 2022 | 8:54
SHPËRNDAJE

Pas sulmit të muajit gusht në ambientet e “Prestige Resort”, në pikun e pushimeve, qeveria ka ndërmarrë këtë të enjte 1 dhjetor një tjetër aksion te jashteligjshem, qe mund te konsiderohet si hakmarrje ndaj “Hysenbelliu Group”, pjesë të e të cilës jane News24, Balkanweb, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për shkak te linjes editoriale kritike ndaj maxhorancës ne pushtet.

Nderkohe qe sot, në ditën e parë të muajit të festave, IKMT, Policia kane nderhyre duke shokuar pushuesit që kishin zgjedhur të pushonin në këto ambiente.

IKMT e Policia pretendojnë se kanë bërë një njoftim në Bashkinë e Kavajës.

Gazetari i News 24, Osman Stafa është paraqitur në Bashkinë e Kavajës dhe prej atje i kanë thënë se nuk kanë asnjë njoftim për veprimet që duan të ndërmarrin policia dhe IKMT.

Rreth orës 8 e 45 ka mberritur dhe automjeti i OSHEE-se ne ambientet e resortit.

Kamerat nuk lejohen të afrohen në ambientet e ‘Prestige Resort’ dhe perimetri i sigurisë është vendosur shumë larg hotelit. Nuk dihet se çfarë ngjarje do të krijojë policia këtë herë, pasi nuk ka asnjë paralajmërim për veprimet që duan të ndërmarrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura