VIDEO/ Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, avokati Genc Gjokutaj: Skandal, shkelje ligji e shpërdorim detyre. Qeveria amniston ndërtimet pa leje dhe shemb ato me leje

Dec 2, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

Avokati Genc Gjokutaj duke folur në lidhje me aksionin e paligjshëm në Prestige Resort tha se kjo është një skandal i qeverisë dhe shkelje e ligjit nga ana e institucioneve që e kanë iniciuar. Avokati ka shpjeguar dhe hapat ligjorë që duheshin ndjekur, në rast se zyrtarët pretendojnë që ka shkelje ligji.

“Kjo pamje, ngjarje me këto parametra nuk lë shumë shteg për t’u dukur, është skandali i radhës, veprim tipik në shkelje të ligjit e shpërdorim të detyrës nga zyrtarët që kanë inicuar një aksion të tillë.

Këtë situatë e agravon fakti që sipas dokumentacionit të bërë publik objekti në fjalë ka leje ndërtimi e është aktivitet i liogjshëm, në këto raste nuk është kjo procedura që duhet vepruar.

Nëse shteti, pretendon se ka probleme, subjekti njoftohet e i jepet afat për të riparuar shkeljet që mendohet se kanë ndodhur e më pas nisin gjobat që agravohen deri në sekuestro preventive nëse ka proces penal.

Së fundmi mund të arrijë deri në nxjerrje në ankand, ketu nuk e kam fjalen per Prestige, duke i dhënë pronarit të drejtën e parablerjes. Ështe e paprecedentë që një ndërtim me leje funksional prej vitesh taksapagues të trajtohet në këtë formë.

Sot jemi në një kohë kur po kjo qeveri zbaton një standart të dyfishte, konstaton ndërtime pa leje i legalizon e i thotë atyre pronarëve do i merrni t’i blini ju të parët.

Nuk mund të bashkëjetojë amnistimi i ndërtimeve pa leje dhe shembja e ndërtimeve me leje.

Këtu nuk flitet më për zbatim të ligjit por është një sistem rast pas rasti sipas oreksit qeveritar duke shtrënguar subjekte te caktuara te prona për t’ju bindur vullnetit qeveritar për më tepër qe Prestige Resort eshte i lidhur me grupin mediatik, e cila ka pasur një linjë editoriale korrekte jo kundër qeverisë. Por nëse qeveria gabon ky trajtim korrekt do jetë ashtu si është veprimi i qeverisë, ka pasqyruar një skandal të qeverisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura