VIDEO/ “Sulm banditesk, të largohet urgjentisht”- Ish-deputeti i PD, Balliu reagon për kryebashkiakun e Tiranës

Jan 22, 2020 | 20:19
SHPËRNDAJE

Veliaj-gazetariIsh-deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka quajtur si të paprecendent sulmin e kryebashkiakut, Erion Veliaj ndaj një gazetari te nje televizioni privat.

Sipas Balliut, kërcënimi ndaj gazetarit është i pafalshëm. Demokrati thekson më tej se Veliaj duhet të largohet nga detyra urgjentuisht dhe të hetohet për këtë sulm që sipas Balliut është banditesk.

“Lali lavatriçja, në një akt të paprecedentë SULMON dhe KËRCËNON hapur gazetarin që ishte në punën e tij.

Ky akt barbar, i frymëzuar nga edukata banditeske e Rilindjes duhet NDËSHKUAR.

Kërcënimi ndaj gazetarit dhe medias është i pafalshëm.

I bëj thirrje institucioneve të marrin masa për këtë sulm ndaj gazetarit, e që ngjall neveri për çdo qytetar.

Lali lavatriçja duhet të largohet urgjentisht nga detyra dhe të hetohet për këtë sulm banditesk”, thekson demokrati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura