VIDEO/ “Sukseset tona më të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas”- Balla uron ditëlindjen e PS dhe nxjerr këto pamje

Jun 12, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla me një video kolazh nga momentet që kanë ‘shënjuar’ PS, ka uruar ditëlindjen e 30-të të kësaj partie.

Balla thotë se PS është “forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social”.

“Sukseset tona më të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas”, thuhet në videon e postuar nga Balla.

POSTIMI I PLOTE

12 Qershor

Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste???, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë????

Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale?????

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura