U luajtën plot 8 takime në Ligën e Kombeve mbrëmjen e stome, në të katërta Ligat. Italia, vazhdon të zhgënjejë në Ligën A, teksa u mund në transfertë nga Portugalia, me shifrat e ngushta 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Andre Silva, që me fillimin e pjesës së dytë.
Në Ligën B, Turqia arriti një kthesë fantastike ndaj Suedisë, me shifrat 2-3. Vendasit shënuan në të 35-tën me Telin, ndërsa Klaeson dyfishoi në të 49-tën. Goli i Çalhanoglu dy minuta më pas, ngushtoi shifrat, ndërsa dy minuta para mbylljes së kohës së rregullt, Akbaba barazoi gjithçka. Përmbysja e madhe erdhi po nga i njëjti lojtar, në të 92-tën, që shënoi edhe golin e tretë.
Fitore shënoi edhe Mali i Zi, në Ligën C, me rezultatin 2-0 ndaj Lituanisë, po aq sa Skocia fitoi edhe ndaj Shqipërisë. Ndërkohë, barazim 2-2 mes Serbisë dhe Rumanisë, me dy golat e serbëve shënuar nga Mitroviç, ndërsa Stançiu dhe Tukudean për rumunët.
Fitore të madhe arriti edhe Kosova, në ndeshjen në shtëpi përballë Ishujve Faroe. “Dardanët” edhe pse dominuan pjesën e parë, nuk arritën të gjejnë golin. Por, diçka të tillë e bënë shumë shpejt sapo filloi e dyta, Zeneli dhe Nuhiu.
Barazim 1-1 mes Maltës dhe Azerbajxhanit, rezultat që i shkon për shtat ekipit të Kosovës.
LIGA E KOMBEVE
Liga A
Portugali-Itali 1-0
Andre Silva 48′
Liga B
Suedi-Turqi 2-3
Liga C
Mali i Zi-Lituania 2-0
Serbi-Rumani 2-2
Skoci-Shqipëri 1-0
Liga D
Andora-Kazakistan 1-1
Matla-Azerbajxhan 1-1
Kosova-Ishujt Faroe 2-0
Zeneli 50′
Nuhiu 55′
Kosova: Ujkani, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdiaj, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Kololli, Nuhiu. Trajner: Bernard Shaland
Ishujt Faroe: Nielsen, Davidsen, Gregersen, Nattestad, Hansson, Bartalsstovu, Hendriksson, Sørensen, Edmundsson, Joensen, Vatnhamar.
20:45 | Portugali-Itali
Portugalia: Rui Patricio, Kanselo, Pepe, Ruben Dias, Bruma, Andre Silva, Bernardo Silva, Ruben Neves, Karvaljo, Mario Rui, Pici.
Italia: Donaruma, Krishito, Zhorzhinjo, Romanjoli, Zaza, Bonaventura, Kaldara, Kieza, Lazari, Imobile, Kristante.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al